ShBA vendos sanksione ndaj gjigantit kinez “SMIC”

Amerika

ShBA vendos sanksione ndaj gjigantit kinez “SMIC”

Më: 26 shtator 2020 Në ora: 20:28
Foto ilustrim

SHBA-ja ka vendosur sanksione kundër prodhuesit më të madh të mikroqarqeve në Kinë, “Semiconductor Manufacturing International Corporation” (SMIC), duke përmendur shqetësime në lidhje me marrëdhëniet e kompanisë me ushtrinë kineze, sipas një raporti mediatik.

“Eksportet në firmën me bazë në Shangai përbëjnë një rrezik të papranueshëm për t’u devijuar në përdorim përfundimtar ushtarak”, u tha kompanive Departamenti amerian i Tregtisë, cituar nga “Financial Times”.

Tashmë kompanitë do të duhet të pajisen me një licencë për të eksportuar softuerë amerikanë dhe pajisje për të bërë mikroqarqet në “SMIC”, pjesërisht i financuar nga shteti kinez.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat