Trump nominon Amy Coney Barret si anëtaren e re të Gjykatës së Lartë

Amerika

Trump nominon Amy Coney Barret si anëtaren e re të Gjykatës së Lartë

Më: 27 shtator 2020 Në ora: 06:39
Trump dhe Amy Coney

Presidenti amerikan Donald Trump, ka nominuar Amy Coney Barret, favoriten e konservatorëve social, që të jetë anëtarja më e re e Gjykatës së Lartë, shkruan BBC.

Trump e bëri publik vendimin në Shtëpinë e Bardhë, duke konfirmuar para mediave raportimet për përzgjedhjen e tij që ishte përfolur gjatë ditës.

Gjykatësja Barret do ta zëvendësojë liberalen Ruth Bader Ginsburg, e cila ndërroi jetë më 18 shtator si pasojë e një sëmundje të rëndë – kanceri.

Nominimi i saj do të nxit “një luftë” në Senat, në kohën kur edhe pritet të mbahen zgjedhjet presidenciale.

Anëtaret e Gjykatës të Lartë nominohen nga presidenti amerikan, dhe duhet të aprovohen nominimet nga Senati amerikan.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat