Largohet nga puna mësuesja nga Teksas sepse mbante në fytyrë maskën “Black Lives Matter”

Amerika

Largohet nga puna mësuesja nga Teksas sepse mbante në fytyrë maskën “Black Lives Matter”

Më: 27 shtator 2020 Në ora: 14:12
Lillian White

Një mësuese nga Teksasi u pushua nga puna për shkak se vijoi të mbante një maskë për fytyrën me shkrime për “Black Lives Matter”. Përgjegjësit e shkollës i kanë kërkuar asaj ta hiqte maskën, por pas momentit që ajo ka refuzuar autoritetet i kanë njoftuar asaj pezullimin nga puna.

Lillian White, ishte një  mësuese arti në Great Hearts Western Hills, një shkollë publike në San Antonio, por ajo nisi të mbante një maskë mbrojtëse që lexonte “Black Lives Matter” dhe “Heshtja është Dhunë” pasi shkolla ku ajo po punonte u rihap në verë.

White tha se ajo e mbante këtë maskë për të demonstruar mbështetjen e saj për studentët dhe të gjithë personat me ngjyrë si edhe për të mbrojtur anti-racizmin dhe një kurrikulë më të larmishme rreth kësaj çështje teje delikate në Amerikë.

Protesta mbi padrejtësinë racore shpërthyen në të gjithë Shtetet e Bashkuara këtë verë pas disa vrasjeve të njëpasnjëshme, ndërsa Lëvizja Black Jets Matter ka qenë thelbësore në protesta.

Pasi ajo mbajti për dy javë me radhë këtë maskë, White tha se ajo mori një mesazh nga një zyrtar i shkollës që i kërkonte të mos jepte më mësim.

“Hej. A mund të filloni të sillni një maskë tjetër në kampus? Ne nuk diskutojmë për klimën aktuale politike në kampus. Prindërit do të fillojnë të vijnë më shumë tani.”- u shpreh Heather Molder, ndihmës drejtori i shkollës, në një mesazh për White, i tha  mësuesi CNN.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat