Organizatorja e “Black Lives Matter” i godet me veturë mbështetësit e Trumpit

Amerika

Organizatorja e “Black Lives Matter” i godet me veturë mbështetësit e Trumpit

Më: 27 shtator 2020 Në ora: 14:39
Arrestimi

Njëra nga organizatoret e manifestimeve të “Black Lives Matter” është prangosur pasi i ka përplasur disa mbështetës të presidentit të SHBA-së, Donald Trump në jug të Kalifornisë.

Si pasojë e kësaj, dy prej mbështetësve kanë mbetur të plagosur.

40-vjeçarja Tatiana Turner u ndalua disa minuta pas ngjarjes nga Policia dhe tashmë ajo akuzohet për sulm dhe tentatim vrasje. Incidenti u regjistruar të shtunën në qytetin Yorba Lina, 50 km larg qendrës së Los Angeles.

Kaosi nisi pasi rreth 250 protestues të “Black Lives Matter” u përballën me disa mbështetës të kreut të Shtëpisë së Bardhë, të cilët kishin organizuar një manifestime aty pranë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat