SHBA-ja shumë pranë largimit të vizave për qytetarët kroatë

Amerika

SHBA-ja shumë pranë largimit të vizave për qytetarët kroatë

Më: 27 shtator 2020 Në ora: 22:57
Foto ilustrim

Në fillim të tetorit, Sekretari i Shtetit i SHBA-së, Mike Pompeo do të bëjë një vizitë zyrtare në Kroaci.

Ai do të diskutojë rreth bashkëpunimit midis dy vendeve në fushën e investimeve, mbrojtjes dhe energjisë me kryeministrin kroat, Andrej Plenkoviç.

Qytetarët kroatë janë veçanërisht të interesuar nëse Uashingtoni përfundimisht, pas një dekade lobimi, do t’i japë dritën jeshile heqjes së vizave për udhëtime në Shtetet e Bashkuara, raporton index.hr.

Viti fiskal në SHBA përfundon më 30 shtator. Kjo datë është gjithashtu e rëndësishme për Kroacinë: deri atëherë, duhet të plotësohet një nga kriteret e mbetura për t’u bashkuar me klubin e vendeve që nuk kanë nevojë për viza turistike dhe biznesit në Shtetet e Bashkuara. Numri i refuzimeve duhet të bjerë nën tre për qind. Ambasada kroate në Uashington vlerëson se ka arsye për optimizëm.

“Kishte një masë praktike dhe politike që dërgoi në situatën që jemi, besoj, pak para një vendimi të tillë të administratës amerikane. Sigurisht, ai vendim i takon administratës amerikane të shpallë rezultatet dhe të marrë një vendim”, tha ambasadori kroat në Shtetet e Bashkuara, Pjer Simunoviç.

Departamenti i Shtetit thotë se ata po bashkëpunojnë me qeverinë kroate, e cila po punon për të përmbushur të gjitha kriteret e programit të heqjes së vizave.

“Ka një numër kërkesash për shkëmbim informacioni, kërkesa teknike dhe sigurie mbi të cilat Kroacia ka bërë përparim të rëndësishëm gjatë vitit të kaluar. Qeveria e SHBA-së mbetet një partnere e përkushtuar e Kroacisë në avancimin e Programit të Heqjes së Vizave”, tha Departamenti i Shtetit.

Zagrebi ka nënshkruar protokolle të rëndësishme për sigurinë dhe bashkëpunimin juridik me Uashingtonin dhe duke ndjekur shembullin e modelit polak rreth aplikimit për viza – inkurajohen udhëtarët që plotësojnë kushtet për të vizituar Shtetet e Bashkuara. Edhe diplomacia amerikane ishte e angazhuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat