SHBA thirrje Armenisë dhe Azerbajxhanit t’u japin fund përleshjeve

Amerika

SHBA thirrje Armenisë dhe Azerbajxhanit t’u japin fund përleshjeve

Më: 28 shtator 2020 Në ora: 00:52
Foto ilustrim

Departamenti i Shtetit i SHBA-ve u bëri thirrje Armenisë dhe Azerbajxhanit që t’u japin fund menjëherë përleshjeve në Malësinë e Karabakut, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në një deklaratë nga Departamenti i Shtetit thuhet se operacioni ushtarak në shkallë të gjerë i cili gjithashtu ka shkaktuar viktima civile në vijën e kontaktit në Malësinë e Karabakut është jashtëzakonisht shqetësues.

“SHBA dënon në mënyrë të fuqishme përshkallëzimin e dhunës”, thuhet në deklaratën në të cilën shprehen ngushëllime për familjet e atyre që kanë humbur jetën në përleshje.

Më tej në deklaratë theksohet se zv.sekretari i Shtetit, Stephen Biegun ka zhvilluar biseda me ministrin e Jashtëm të Azerbajxhanit, Jeyhun Bayramov dhe me ministrin e Jashtëm të Armenisë, Zohrab Mnatsakanyan ku të dyja palëve u bëri thirrje për t’i dhënë menjëherë fund përleshjeve.

Në deklaratë u bëhet thirrje vendeve që të përdorin kanalet aktuale të komunikimit ndërmjet tyre për të mos rritur më tej tensionet si dhe të distancohen nga veprimet dhe retorikat e “panevojshme” që rrisin tensionet në terren.

“SHBA beson se ndërhyrja e palëve nga jashtë në dhunën në rritje nuk do të ndihmojë situatën dhe vetëm do të rritë tensionet rajonale. Ne u bëjmë thirrje palëve që të kthehen në bisedime themelore duke punuar me bashkëkryetarët e Grupit të Minskut sa më parë”, thuhet në deklaratë.

Po ashtu në deklaratë vihet në dukje se SHBA-ja si bashkëkryetare e Grupit të Minskut të OSBE-së është e vendosur që të ndihmojë palët për gjetjen e një zgjidhjeje paqësore dhe të vazhdueshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat