Menaxhuesi i fushatës së Trump dërgohet në spital: Kërcënoi se do ta dëmtonte veten

Amerika

Menaxhuesi i fushatës së Trump dërgohet në spital: Kërcënoi se do ta dëmtonte veten

Më: 28 shtator 2020 Në ora: 10:07
Brad Parscale

Ish menaxheri i fushatës së Donald Trump, Brad Parscale është dërguar në spital pasi kërcënoi të dëmtojë veten, ka thënë policia në Florida.

Gruaja e tij kishte thirrur policinë për të thënë se ai kishte armë zjarri dhe po kërcënonte të dëmtonte veten në shtëpinë e tyre në Fort Lauderdale.

Sidoqoftë, policia tha se ai ishte vetëm në shtëpi në atë kohë dhe oficerët kishin arritur të negocionin me të për të lënë pronën.

Drejtori i komunikimit të fushatës Trump, Tim Murtaugh tha: “Brad Parscale është një anëtar i familjes tonë dhe ne e duam atë. Ne jemi të gatshëm ta mbështesim atë dhe familjen e tij në çdo mënyrë të mundshme.”

Parscale u ul nga roli i menaxherit të fushatës në korrik, megjithëse kishte mbetur pjesë e fushatës dhe ndihmoi në drejtimin e funksionimit të saj dixhital.

Ai tërhoqi vëmendjen e medias në fillim të këtij viti për shkak të mënyrës së tij ekstravagante të jetesës në bregdetin e Floridës që e mbajti atë larg selisë së fushatës në Virxhinia.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat