Dy vjet pas zhdukjes, gruaja gjendet në det e gjallë nga peshkatarët

Amerika

Dy vjet pas zhdukjes, gruaja gjendet në det e gjallë nga peshkatarët

Më: 29 shtator 2020 Në ora: 16:57
Angelica Gaitan

Një grua e zhdukur është gjetur duke notuar e gjallë në det, dy vjet pasi ajo humbi kontaktet me familjen, në Kolumbi.

Angelica Gaitan u gjet në një gjendje të dobësuar me hipotermi.

46-vjeçarja humbi kontaktet me familjen e saj rreth dy vjet më parë. Se çfarë kishte bërë ajo në dy vite dhe si përfundoi në det, aktualisht kjo po hetohet nga policia.

Ajo u gjet duke notuar rreth një milje larg një plazhi i qytetit të Puerto Colombia në Atlantico, më 26 shtator.

Gruaja më vonë u identifikua si Angelica Gaitan, 46 vjeçarja e zhdukur, e cila u gjet nga peshkatari Rolando Visbal, në gjendje shumë të dobësuar.

Videoja tregon momentin kur Visbal dhe një mik i tij e gjetën dhe iu afrohen gruas , ndërsa ajo thuajse nuk reagoi fare.

Peshkatari më pas përpiqet të zhvillojë një bisedë me të dhe t’i japë ujë, por viktima, e cila shfaqet e mërzitur, fillon të qajë.

Sipas raporteve, gruaja u pa atë ditë të notonte në ujë për rreth tetë orë dhe u dërgua në një spital, ku mbërriti në një gjendje shoku.

Rrethanat përreth incidentit të çuditshëm mbeten të paqarta, sidomos nga fakti që mediat lokale pyetën vajzën e gruas Alejandra Castiblanco, e cila tha se nuk kishte ditur asgjë për vendndodhjen e mamasë së saj për dy vitet e fundit.

Ajo tha se kishte dëgjuar se nëna e saj mund të kishte vrarë veten, për një marrëdhënie të prishur, ose për shkak të një sulmi nga një ish i dashuri i saj, të cilat rezultuan lajme të rreme.

Castiblanco dhe motra e saj aktualisht janë duke mbledhur para për të transportuar nënën e tyre në kryeqytetin e Bogota, ku ata jetojnë dhe shpresojnë që nëna e tyre “të rehabilitohet dhe të rikthehet pranë familjes”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat