Dalin tjera pamje nga debati i ashpër: Trump dhe Biden fyejnë dhe i bërtasin njëri-tjetrit, “mbylle gojën”…

Amerika

Dalin tjera pamje nga debati i ashpër: Trump dhe Biden fyejnë dhe i bërtasin njëri-tjetrit, “mbylle gojën”…

Më: 30 shtator 2020 Në ora: 06:47
Pamje nga debati

(E plotësuar) - Donald Trump dhe Joe Biden i kanë bërtitur njëri-tjetrit si dhe janë fyer derisa moderatori Chris Wallace, kishte humbur kontrollin gjatë debatit të parë në garën për president, duke u kërkuar të qetësohen. Debati u zhvillua në Cleveland të Ohios.

Debati kaotik dhe plotë nervoz shpejt u shndërrua në ofendime personale, duke mos kursyer fjalë të rënda nga më të ndryshmet.

“A do ta mbyllësh gojën”, i thotë Biden kundërkandidatit pas 20 minutave debat, duke e ndërprerë derisa fliste Trump për Gjykatën e Lartë.

E pas 15 minutave tjera debat për pandeminë e COVID-19, ai i tha Trumpit: “A mund ta mbyllësh gojën për një minutë”.

Sikur kjo të mos mjaftonte filloi edhe seria e akuzave të Trumpit në drejtim të Biden, duke theksuar se i biri i tij Hunter në të kaluarën ka përdorur kokainë dhe se është shkarkuar nga marina amerikane.

Presidenti Trump dhe ish-nënpresidenti Biden përballen në debatin e parë presidencial - kush e dominoi debatin e parë 

Sot u zhvillua debati i parë presidencial në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku sipas sondazheve të zhvilluara nga CBS News, fitues i debatit u shpall Joe Biden.

Në debatin kaotik 90 minutësh, Biden siguroi 48% të votave kundrejt 41% të votave që shkuan për Donald Trump.

Komentuesit thanë pas debatit se ishte një natë e keqe dhe humbësi i vërtetë është Amerika, një e dhënë që e nxjerr në dritë edhe sondazhi.

Sondazhi i parë presidencial bëri 69% të votuesve të mërzitur me kandidatët dhe 19% e tyre u ndjenë pesimistë. Për 31% e pjesëmarrësve debati ishte argëtues, ndërsa për 17% e pjesëmarrësve u informuan nga sondazhi.

***

E, sipas CNN, debati presidencial i cili zgjati më shumë se 90 minuta, u dominua nga presidenti amerikan Donald Trump, i cili foli më shumë se 39 minuta.

Ndërsa kundërkandidati i tij, ish-nënpresidenti, Joe Biden, foli rreth më shumë se 37 minuta.

Trump që nga fillimi i përballjes, sulmoi Biden dhe e ndërpreu atë gjatë përgjigjeve të tij për çdo temë; teknikë kjo e cila e bëri Biden të humbasë mendimin e tij në pikat kyçe në fillim të debatit.

Image

Kur Biden u pyet pse votuesit duhet ta zgjedhin atë dhe jo Trumpin, ish nënkryetari tha se Trump e ka bërë vendin “më të sëmurë, më të varfër, më të përçarë dhe më të dhunshëm”.

Image

Çështja e pandemisë

Për luftën ndaj COVID-19, Trump beson që hapat që ai ndërmori parandaluan që të ndodhnin më shumë vdekje, ndërsa theksoi se sipas tij, Biden do t’i kishte bërë gjërat të shkonin më keq.

Ndërkohë Biden është kthyer me fytyrë nga kamerat, duke e pyetur popullin amerikan se ‘nëse i besojnë Presidentit Trump për koronavirusin?’.

Biden theksoi se sondazhet tregojnë se shumica e amerikanëve nuk pajtohen me mënyrën se si e ka trajtuar Trump pandeminë.

Trump mburret me rekordin që sipas tij, ka arritur në ‘zgjidhjen e problemeve’

Donald Trump beson që sipas ‘ekspertëve’ , ai gëzon turma të mëdha gjatë fushatës, gjë të cilën Joe Biden ‘nuk mund ta arrijë asnjëherë’.

“Në 47 muaj, unë kam bërë më shumë sesa ke bërë në 47 vjet,” i tha Trump nënkryetarit Biden.

Presidenti Donald Trump dhe ish-nënpresidenti Joe Biden zhvilluan debatin e parë presidencial mes tyre, ndërkohë që mbeten pesë javë deri në zgjedhjet e 3 nëntorit.

Debati u zhvillua në sallën “Sheila and Eric Samson” në mjediset e universitetit “Case Western” në qytetin Klivland të Ohajos.

***

Presidenti Donald Trump dhe ish-nënpresidenti Joe Biden po zhvillojnë debatin e parë presidencial mes tyre, ndërkohë që mbeten pesë javë deri në zgjedhjet e 3 nëntorit. Debati po zhvillohet në sallën “Sheila and Eric Samson” në mjediset e universitetit “Case Western” në qytetin Klivland të Ohajos.

Debati drejtohet nga gazetari i kanalit Fox News, Chris Wallace. Këtë radhë, siç ka ndodhur që nga viti 1988, debati po sponsorizohet nga Komisionki i Debateve Presidenciale.

Debati është planifikuar të zhvillohet me segmente 15-minutëshe, që do të përqëndrohen tek gjashtë tema: Gjykata e Lartë; COVID-19; ekonomia amerikane; tensionet racore dhe praktikat e ruajtjes së rendit në SHBA; integriteti i procesit zgjedhor amerikan; e kaluara, politikat dhe praktikat e ndjekura nga secili kandidat.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat