Më tepër se 206 mijë vdekje nga COVID-19 në SHBA

Amerika

Më tepër se 206 mijë vdekje nga COVID-19 në SHBA

Më: 1 tetor 2020 Në ora: 10:21
Foto Ilustrim

SHBA vazhdon të regjistrojë shifra të larta të infeksioneve dhe vdekjeve të reja nga COVID-19.

SHBA ka të paktën 7,210,067 raste të koronavirusit dhe të paktën 206,494 njerëz kanë vdekur, sipas të dhënave nga Universiteti Johns Hopkins, raporton Cnn.

Deri më tani të mërkurën, Johns Hopkins ka raportuar 19,837 raste të reja dhe 508 vdekje të raportuara.

Në total përfshihen raste nga të 50 shtetet, Distrikti i Kolumbisë dhe territore të tjera të SH.B.A., si dhe raste të riatdhesuara.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat