Guvernatori i New Yorkut ka një porosi: Mbyllen shkollat në disa “pika të nxehta” për shkak të COVID-19

Amerika

Guvernatori i New Yorkut ka një porosi: Mbyllen shkollat në disa “pika të nxehta” për shkak të COVID-19

Më: 6 tetor 2020 Në ora: 14:32
Andrew Cuomo

Guvernatori i New Yorkut, Andrew Cuomo, ka urdhëruar që nga sot për shkak të coronavirusit të mbyllen shkollat në disa “pika të nxehta” në këtë shtet, përfshirë sheshet në Brooklyn dhe Queens.

“Nuk do të rekomandoja apo lejoja që cilado familje në New York të dërgojë fëmijën e tyre në shkollë, në të cilën unë nuk do ta dërgoja timin”, ka deklaruar Cuomo gjatë një konference për gazetarë.

Ai theksoi se shteti do të ndërmerr të gjitha masat që të respektohet distanca sociale, për të parandaluar përhapjen e mëtejme të coronavirusit.

Cuomo gjithashtu pranoi është i brengosur për numrin e madh të rasteve të reja me COVID-19 në Rockland dhe Orange në veri të New Yorkut.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat