Biden testohet prapë për Koronavirus, merr rezultatet

Amerika

Biden testohet prapë për Koronavirus, merr rezultatet

Më: 10 tetor 2020 Në ora: 20:54
Joe Biden

Kandidati për President të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, për të dytën herë, ka rezultuar negativ nga koronavirusi.

Siç raporton Reuters, Bideni është testuar sot, para nisjes për në Pensilvani për fushatë zgjedhore.

Ai edhe më 2 tetor ishte testuar dhe kishte rezultuar negativ.

Ndërsa, kundërkandidati i tij për president, Donald Trump ishte prekur nga koronavirusi javë më parë, ndërsa së fundmi ka thënë se është shëruar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat