Gjashtë shtete mund të vendosin për zgjedhjet presidenciale amerikane

Amerika

Gjashtë shtete mund të vendosin për zgjedhjet presidenciale amerikane

Më: 18 tetor 2020 Në ora: 22:02
Biden dhe Trump

Fitorja e Donald Trumpit në zgjedhjet presidenciale të katër vjet më parë në SHBA, ka vënë në pikëpyetje besueshmërinë e sondazheve si kurrë më parë.

Demokrati Joe Biden vetëm nëntë ditë para zgjedhjeve të 3 nëntorit kryeson sondazhet kombëtare me nëntë për qind para presidentit republikan, Trump, sipas ueb-faqes RealClearPolitics, raporton cnbc.

Por kandidatët fitojnë garën për Shtëpinë e Bardhë përmes Kolegjit Zgjedhor, jo bazuar në votat e fituara nga votuesit. Trump fitoi më pak vota sesa Hillary Clinton në vitin 2016, por fitoi në mjaft shtete për të fituar votat elektorale të nevojshme për t’u bërë president.

Këtë vit, gjashtë shtete federale janë kryesore për të fituar Shtëpinë e Bardhë – Florida, Karolina e Veriut, Arizona, Wisconsin, Pensilvania dhe Michigan.

Sondazhet në prag të zgjedhjeve të mëparshme parashikuan me saktësi një avantazh të lehtë kombëtar për Clinton, por “zonat ku sondazhet shkuan keq ishin disa shtete të pavendosme”, të cilat Trumpi i fitoi përfundimisht, tha Chris Jackson i Ipsos për AFP.

Njerëzit e bardhë pa një diplomë kolegji që votuan për Trumpin ishin të nënpërfaqësuar në sondazhet, shtoi Jackson.

Shumica e kompanive që vëzhgojnë opinionin publik kanë ndryshuar metodologjinë e tyre për të parandaluar të njëjtin gabim. Shtetet kryesore janë vëzhguar më afër dhe më shpesh sesa katër vjet më parë. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat