Zero raste me Covid-19, çudit qyteti në veri të Amerikës

Amerika

Zero raste me Covid-19, çudit qyteti në veri të Amerikës

Më: 19 tetor 2020 Në ora: 14:52
Nunavut

Covid-19 po “lulëzon” në të gjithë Kandanë, por vetëm Nunavut ka dalë faqebardhë nga ky virus.

Qyteti në veri të Amerikës, pjesë e territorit të Kanadasë mori masa drastike që në muajin mars, ku mbylli kufinjtë për të gjithë banorët që nuk janë rezidentë.

Në masat e marra që në fillim të pandemisë, edhe rezidentët që kishin lëvizur për në jug të vendit, duhet t’i nënshtroheshin një izolimi dy javor të ndërtuar nga autoritetet në Winnipeg, Yellowknife, Ottawa dhe Edmonton.

Rojet e sigurisë janë kujdesur për këto hotele dhe inferierët janë kujdesur për të izoluarit. Që prej fillimi të pandemisë rreth 7000 veta kanë marrë shërbimin në izolim.

Personat që e kanë thyer izolimin kanë marrë dënime nga shteti, por pikërisht këto masa kanë bërë që ky qytet mos të raportojë asnjë të infektuar përgjatë këtyre muajve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat