​Trump: Njerëzit janë lodhur nga Fauci dhe të gjithë ata ‘idiotët’

Amerika

​Trump: Njerëzit janë lodhur nga Fauci dhe të gjithë ata ‘idiotët’

Më: 19 tetor 2020 Në ora: 19:44
Anthony Fauci

Presidenti i SHBA-së Donald Trump pretendon se njerëzit janë lodhur duke dëgjuar për pandeminë vdekjeprurëse që shkaktoi vdekjen e më shumë se 215,000 amerikanëve, ndërsa për epidemiologun kryesor të vendit Anthony Fauci tha se ishte ‘aty për 500 vjet’.

Duke e quajtur Fauci dhe zyrtarë të tjerë të shëndetit ‘idiotë’, Trump tha se vendi është gati të lërë pas katastrofën shëndetësore, megjithëse numri i rasteve po rritet serish dhe ekspertët mjekësorë paralajmërojnë se më e keqja mund të ketë ardhur, raporton CNN.

"Njerëzit janë lodhur nga COVID. Unë kam këto tubime të mëdha. Njerëzit thonë gjithçka. Thjesht, na lini rehat. Ata janë lodhur nga kjo. Njerëzit janë lodhur duke dëgjuar Faucin dhe gjithë këta idiotë. Fauci ka ‘qenë këtu për 500 vjet’", tha Trump.

Fauci ka qenë drejtor i Institutit Kombëtar të Alergjisë dhe Sëmundjeve Infektive që nga viti 1984 dhe është anëtar i Task Forcës për luftimin e pandemisë me koronavirus në Shtëpinë e Bardhë.

Trump kritikoi hapur Fauci ndërsa fushata e tij presidenciale aktualisht po transmeton një reklamë televizive me mjekun, që nënkupton se Fauci mbështeti trajtimin e pandemisë nga ana e administratës amerikane.

Fauci ka kundërshtuar reklamën, duke thënë se fjalët e tij ishin nxjerrë jashtë kontekstit dhe kërkoi largimin e saj. Por reklama u pa gjerësisht si një pranim nga stafi i fushatës së presidentit që Fauci ka besueshmëri te votuesit që kanë refuzuar përgjigjen e Trump.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat