Pse po kalon një javë të qetë Joe Biden?

Amerika

Pse po kalon një javë të qetë Joe Biden?

Më: 19 tetor 2020 Në ora: 21:26
Joe Biden

Kanë mbetur pak më shumë se dy javë deri në ditën e zgjedhjeve në SHBA, Donald Trump po kryqëzon vendin, duke mbajtur tubime në aeroporte në një përpjekje për të nxitur entuziazmin te votuesit republikan rreth ofertës së tij për rizgjedhje.

Nga ana tjetër, Joe Biden nuk ka asnjë ngjarje publike në kalendarin e tij, raporton BBC.

Ky ndryshim në oraret mund t’i atribuohet një ndryshimi në strategjitë e përgatitjes në prag të debatit përfundimtar presidencial të planifikuar për të enjten mbrëma.

Ekipi i Bidenit preferon të përgatitet i izoluar, duke lejuar që kandidati i tyre të pushojë dhe të përqendrohet në atë që është ngjarja e fundit e madhe e mbetur përpara se amerikanët të japin gjykimin e tyre në kutinë e votimit. Nga ana tjetër, Trump ka vendosur të shfaqë qëndresën në gjurmët e fushatës.

Me një epërsi të fortë në sondazhe, Biden ka luksin e dukshëm për të mbajtur një orar më të qetë fushate – megjithëse kjo e ka hapur atë për kritika nga konservatorët, të cilët e akuzojnë se po fshehët nga publiku dhe shtypi.

Dhjetëra miliona amerikanë do të shikojnë debatin e së enjtes dhe performanca e secilit kandidat gjatë atyre 90 minutave në skenë pothuajse me siguri do të tejkalojë çdo gjë tjetër që thuhet – ose ndodh – këtë javë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat