Argjentina bëhet vendi i pestë në botë me mbi një milion raste me COVID-19

Amerika

Argjentina bëhet vendi i pestë në botë me mbi një milion raste me COVID-19

Më: 20 tetor 2020 Në ora: 08:50
Ilustrim

Që nga shpërthimi i pandemisë së coronavirusit në mbarë botën janë infektuar më shumë se 40.600.000 njerëz në mbarë botën, kurse si pasojë e infeksionit me COVID-19, kanë humbur jetën 1.120.000.

Shumë vende të botës kanë rikthyer masat preventive për ta luftuar valën e dytë të COVID-19, që tashmë ka prekur disa vende evropiane.

E Argjentina është bërë vendi i pestë në botë me më shumë se një milion të infektuar me coronavirus, pas rritjes së numrit të rasteve të reja me COVID-19 gjatë këtyre tri javëve.

Në këtë vend gjatë 24 orëve janë konfirmuar 12.982 raste të reja, ku numri i përgjithshëm i të infektuarve është rritur në 1.002.662, ka bërë të ditur ministria argjentinase e Shëndetësisë.

Nga fillimi i shpërthimit të pandemisë së coronavirusit në këtë vend kanë humbur jetën 26.716 persona.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat