Ushtria e SHBA-së tregon ‘muskujt’, fotografohen 8 ‘bishat’ bombarduese B-52

Amerika

Ushtria e SHBA-së tregon ‘muskujt’, fotografohen 8 ‘bishat’ bombarduese B-52

Më: 20 tetor 2020 Në ora: 09:31
Foto

Ushtria Amerikane së fundmi ka bërë një paradë ushtarake ku ka prezantuar ‘bishat’ bombarduese B-52.

Prezantimi i forcës ajrore u bë në pistën e bazës ajrore të “Barksdale” në Luisiana.

Një grup prej 8 avionësh “Boeing Stratofortress” u fotografuan më 14 tetor në atë që quhet “Parada e Elefantëve”, e cila nënkupton vendosjen e këtyre gjigantëve ajrorë në resht që nisen njëri pas tjetrit në intervale kohore të vogla.

Pas ngritjes në ajër avionët u ulën më pas në bazën tjetër ajrore të Dakotës së Veriut, ndërsa nuk ka ende detaje për stërvitjen në fjalë. Ky ushtrim force vjen disa ditë më pas deklaratës së presidentit kinez Xi Jinping, i cili iu kërkoi ushtarëve të tij të përgatiten për luftë.

Image
Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat