Vaksina e koronavirusit/ Jo para zgjedhjeve amerikane

Amerika

Vaksina e koronavirusit/ Jo para zgjedhjeve amerikane

Më: 20 tetor 2020 Në ora: 15:50
Foto ilustrim

Parashikimet e Presidentit  Donald Trump për një vaksinë kundër koronavirusit para zgjedhjeve të 3 nëntorit, nuk do të përmbushen.

Të premten, gjigandi farmaceutik Pfizer njoftoi se nuk do të kërkojë autorizim emergjent për nxjerrjen e vaksinës së saj kundër koronavirusit deri në fund të nëntorit. Dy kompani të tjera kryesore janë në pritje. Një kompani e katërt, nuk ka gjasa të ketë rezultat deri në fund të vitit.

Presidenti Trump ka thënë në mënyrë të përsëritur se një vaksinë do të ishte në dispozicion para zgjedhjeve, si pjesë e operacionit shumë të reklamuar nga administrata e tij “Operation Warp Speed”, e krijuar për të përshpejtuar zhvillimin e vaksinës. Shkencëtarë brenda dhe jashtë qeverisë kanë thënë prej kohësh se afati kohor nuk është realist. Duke pranuar situatën në fillim të muajit, Presidenti Trump fajësoi politikën pa dhënë shpjegime. “Mendoj se duhet ta kemi para zgjedhjeve,” tha Trump përmes një videoje të postuar në Twitter pak pas daljes së tij nga spitali pas trajtimit për COVID-19. “Por sinqerisht, politika përfshihet, dhe kjo është situata, ata duan të luajnë lojërat e tyre. Do të jetë menjëherë pas zgjedhjeve.”

Në një deklaratë të premten, shefi i kompanisë Pfizer,Albert Bourla tha se deri nga fundi i tetorit do të dihet nëse vaksina funksionon. Por nuk do të kalojë provat e sigurisë deri në fund të nëntorit. “Siguria është dhe do të mbetet përparësia jonë kryesore,” tha Bourla.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat