Melania Trump anulon paraqitjen në një tubim fushate për arsye shëndetësore

Amerika

Melania Trump anulon paraqitjen në një tubim fushate për arsye shëndetësore

Më: 21 tetor 2020 Në ora: 06:56
Melania Trump

Zonja e parë e Shteteve të Bashkuara, Melania Trump nuk mori pjesë të martën në një tubim fushate me Presidentin Donald Trump për shkak të një kolle të zgjatur nga Covid-19, sipas shefes së personelit të saj, Stephanie Grisham.

Grisham tha të martën se shëndeti i zonjës Trump vazhdon të përmirësohet çdo ditë pasi ajo dhe presidenti njoftuan në fillim të tetorit se ishin infektuar me koronavirusin.

Zonja e parë ka vendosur të mos e shoqërojë PresidentinTrump në një tubim fushate të martën mbrëma në Erie të Pensilvanisë si një "masë shtesë kujdesi", tha zonja Grisham.

Melania Trump, e cila njoftoi javën e kaluar se ishte shëruar nga Covid-19, bëri paraqitjen e saj të fundit publike gjatë debatit të 29 shtatorit midis Presidentit Trump dhe rivalit të tij demokrat Joe Biden.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat