Mbi 40 milionë amerikanë tashmë kanë votuar në presidencialet amerikane

Amerika

Mbi 40 milionë amerikanë tashmë kanë votuar në presidencialet amerikane

Më: 21 tetor 2020 Në ora: 23:44
Foto

Më shumë se 40 milionë amerikanë kanë votuar tashmë – me postë ose personalisht – sipas studiuesve në Projektin e Zgjedhjeve të SHBA-së.

Në Teksas, 59 për qind e atyre që votuan në zgjedhjet e vitit 2016 midis Hillary Clintonit dhe Donald Trumpit kanë hedhur tashmë votat e tyre në vitin 2020. Në Florida, 38 për qind e votuesve të vitit 2016 kanë votuar tani, raporton BBC.

Wisconsin, i cili u ka mundësuar qytetarëve të votojnë vetëm personalisht, 37 për qind e votuesve të vitit 2016 tashmë kanë hedhur votën e tyre.

Një numër rekord i votave të hershme dhe postare po hidhen këtë vit, ndërsa qytetarët e vendit me numrin më të lartë të të infeksioneve COVID-19 në botë kërkojnë alternativa ndaj votimit të ditës së zgjedhjeve.

Republikanët pretendojnë se votimi postar është i prekshëm nga mashtrimi, por ka pak prova që tregojnë për këtë.

Ka tashmë procese gjyqësore në disa shtete në lidhje me mënyrën e numërimit të fletëve të votimit që janë me vonesë ose me njolla, dhe sfidat ligjore mund ta bëjnë ditën e zgjedhjeve më shumë si javë të zgjedhjeve nëse votimi është i ngushtë. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat