Komiteti i Senatit miratoi emërimin e Barrett-it për Gjykatën e lartë pavarësisht bojkotit të demokratëve

Amerika

Komiteti i Senatit miratoi emërimin e Barrett-it për Gjykatën e lartë pavarësisht bojkotit të demokratëve

Më: 23 tetor 2020 Në ora: 08:06
Amy Connie Barrett

Komiteti i drejtësisë i Senatit amerikan, i cili ka një shumicë të Republikanëve, miratoi emërimin e Amy Connie Barrett-it për gjykatëse të Gjykatës së lartë, pavarësisht nga fakti se senatorët demokratë bojkotuan takimin.

Me këtë hapet rrugë për votim mbi kandidaturën e Presidentit Donald Trump për pozicitë të përjetshme në gjykatën më të lartë të vendit, përpara Senatit në përbërje të plotë të hënën.

Trump vlerësoi në Tëitter se kjo është një "ditë e shkëlqyer për Amerikën".

Komiteti miratoi emërimin Barret-it me votat e të 12 anëtarëve republikanë, ndërsa 10 demokratët bojkotuan takimin.

Kryesuesi i bordit, senatori republikan Lindsey Graham, tha se bojkoti i demokratëve është "zgjedhja e tyre" dhe shtoi: "Ne nuk do t'i lejojmë ta marrin bordin."

"Ky është moment historik për konservatorët," tha Graham përpara votimit.

Duke njoftuar bojkotimin e votimit, udhëheqësi i demokratëve në Senatit Chuck Schumer dhe anëtarët demokratë të komitetit gjyqësor thanë se emërimi i Berett ishte një "proces i manipuluar që nga fillimi" dhe shtuan se nuk do t'ia japin legjitimitetin me pjesëmarrjen e tyre, vetëm 12 ditë para zgjedhjeve presidenciale në të cilat dhjetëra miliona amerikanë votuan më herët.

Beret është një gjyqtare e Gjykatës Federale të Apelit dhe konfirmimi i emërimit të saj do të forconte shumicën konservatore në Gjykatën e Lartë. Trump e emëroi atë si pasardhëse të gjykatëses liberale Ruth Bader Ginzberg, e cila ndërroi jetë muajin e kaluar. Trump më parë ka caktuar Neil Gorsac-un dhe Bret Cavanaugh-in si gjyqtarë të Gjykatës së Lartë.

Konfirmimi i emërimit të Amy Connie Barrett është një nga përparësitërioritetet për republikanët në Senat, të cilët bënë gjithçka për t'u siguruar që kjo do të bëhej para zgjedhjeve të 3 nëntorit, siç kërkoi Trumpi.

Meq ata kanë shumicën në dhomën e sipërme të Kongresit, konfirmimi i emërimit të Beretit është pothuajse i garantuar. Trump tha se beson se gjykata më e lartë në vend do të vendosë rezultatin e zgjedhjeve dhe bëri të ditur se ai dëshiron që Beret të jetë në Gjykatën e Lartë kur të vendoset për çështjet e zgjedhjeve.

Demokratët po kërkojnë që Beret të përjashtohet nga ato raste për shkak të konfliktit të interesit, sepse ajo potencialisht do të vendoste për fatin politik të presidentit që e propozoi për pozicionin e gjykatësi të Gjykatës së Lartë përpara zgjedhjeve. Berett e refuzoi këtë kërkesë.

Asnjë kandidat për pozicitë në Gjykatën e Lartë nuk është konfirmuar në Senat kaq afër zgjedhjeve presidenciale.

Demokratët kritikojnë vendimin e republikanëve për të votuar për nominimin Beret përpara zgjedhjeve, pasi kishin refuzuar të marrin në konsideratë kandidatin e ish-presidentit Barack Obama për Gjykatën e Lartë në 2016, sepse ishte një vit zgjedhjesh.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat