SHBA miraton Remdesivirin për trajtimin e COVID-19

Amerika

SHBA miraton Remdesivirin për trajtimin e COVID-19

Më: 23 tetor 2020 Në ora: 09:47
Ilustrim

Shtetet e Bashkuara të Amerikës (ShBA) kanë miratuar ilaçin Remdesivirin për trajtimin e pacientëve të infektuar me virusit korona.

Administrata e Ushqimit dhe Barnave në SHBA tha se Veklury, emri i markës së ilaçit, zvogëlon kohën e shërimit mesatarisht për pesë ditë.

“Veklury është trajtimi i parë për COVID-19 që merr miratimin e Administratës së Ushqimit dhe Barnave”, tha përmes një deklarate kjo agjenci.

Në deklaratë po ashtu thuhet se ilaçi u miratua “për përdorim te të rriturit dhe pacientët pediatrikë, 12 vjeç e më të vjetër dhe me peshë së paku 40 kilogramë”.

Organizata Botërore e Shëndetësisë tha javën e kaluar se Remdesiviri ka pak ose aspak efekt në mbijetesën e pacientëve, raporton topchannel.

OBSH-ja tha se bazohet në studimet e saj, por prodhuesi i ilaçit, Gilead, i hodhi poshtë këto gjetje.

Remdesiviri është autorizuar vetëm për përdorim emergjent në SHBA që nga muaji maji.

Së voni, ilaçi i është dhënë edhe presidentit amerikan, Donald Trump, i cili ka dalë pozitiv me sëmundjen që e shkakton koronavirusi, COVID-19.

Trump, i cili është diagnostikuar më 2 tetor, është shëruar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat