Debati Trump-Biden u pa nga 63 milionë amerikanë

Amerika

Debati Trump-Biden u pa nga 63 milionë amerikanë

Më: 24 tetor 2020 Në ora: 15:58
Trump dhe Biden

Janë rreth 63 milionë shikuesit që panë duelin e dytë dhe të fundit televiziv midis rivalëve për Shtëpinë e Bardhë, Donald Trump dhe Joe Biden, sipas rezultatit të kompanisë të sondazheve ”Nielsen”.

Debati i dytë dhe i fundit presidencial ishte më i qetë se sa përballja e ashpër e parë midis Donald Trump dhe Joe Biden dhe zbuloi politikat konkurruese të dy kandidatëve, ndërsa përballeshin për herën e tyre të fundit, raporton ATSh.

Debati u zhvillua vetëm 11 ditë para ditës së zgjedhjeve dhe filloi me çështjen kryesore, atë të pandemisë së koronavirusit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat