Avio-kompania amerikane ua ka ndaluar fluturimin 460 pasagjerëve, shkaku i refuzimit të bartjes së maskave

Amerika

Avio-kompania amerikane ua ka ndaluar fluturimin 460 pasagjerëve, shkaku i refuzimit të bartjes së maskave

Më: 25 tetor 2020 Në ora: 22:54
Foto ilustrim

Në një njoftim të ri, Delta Air Lines thotë se ka ndaluar më shumë se 400 njerëz të fluturojnë pasi nuk kanë respektuar maskat.

“Që nga kjo javë, ne kemi shtuar 460 persona në listën tonë të ndalimit të fluturimeve për refuzimin e përmbushjes së kërkesës sonë të maskave”, tha CEO i Delta Ed Bastian, në një mesazh për punonjësit.

Në gusht, linja ajrore tha se kishte ndaluar afërsisht 270 pasagjerë që nga fillimi i pandemisë. Delta (DAL) filloi t’iu kërkojë pasagjerëve të mbajnë maska, raporton CNN.

Të gjitha linjat kryesore ajrore tani u kërkojnë pasagjerëve të mbajnë maska në mungesë të ndonjë rregulloreje të re nga qeveria federale.

Linjat ajrore ranë dakord në muajin qershor që t’iu ndalojnë fluturimin pasagjerëve që nuk vendosin maska në fytyrë. Por linjat ajrore nuk po shpërndajnë informacione me njëra-tjetrën në lidhje me emrat e udhëtarëve që janë ndëshkuar. Kështu, për shembull, një pasagjer i ndaluar në Delta ende mund të rezervojë një fluturim në American Airlines dhe anasjelltas.

Më parë këtë muaj, CDC tha në udhëzimin e ri se udhëtimi “rrit shanset tuaj për të marrë dhe përhapur” coronavirusin. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat