Qyteti i New Yorkut ka rritje të rasteve me COVID-19

Amerika

Qyteti i New Yorkut ka rritje të rasteve me COVID-19

Më: 26 tetor 2020 Në ora: 17:28
Foto ilustrim

Përqindja e njerëzve që kanë rezultuar pozitiv në New York është në 1.74 për qind, nën pragun e 5 për qind, tha kryetari i qytetit, Bill de Blasio.

Në lidhje me rastet e reja të raportuara në një mesatare shtatë-ditore, me një prag prej 550 rastesh, njujorku është pak mbi pragun me 551 raste, raporton CNN.

Numri ditor i njerëzve të pranuar në spitale për COVID-19 është 75, nën pragun e 200. Shkalla e konfirmuar e pozitivitetit për virus tek pacientët është 28 për qind.

Shkalla e pozitivitetit në shkollat publike të qytetit është në 0,15 për qind, sipas kryetarit.

Qyteti i New Yorkut do të fillojë të shtojë të dhëna për testimet në shkollat publike në faqen e të dhënave COVID-19. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat