​60.000 njerëz evakuohen për shkak të zjarrit në Kaliforni

Amerika

​60.000 njerëz evakuohen për shkak të zjarrit në Kaliforni

Më: 26 tetor 2020 Në ora: 23:17
Kaliforni

Zjarri që po përhapet me shpejtësi, shkaktoi evakuimin e 60,000 banorëve të Kalifornisë Jugore dhe qindra-mijëra njerëz në SHBA u përballën me ndërprerje të energjisë për të dytën ditë me radhë për shkak të rrezikut të lartë të zjarreve të shkaktuar nga erërat e forta.

Kërcënimet e fundit vijnë gjatë sezonit më të keq të zjarreve në Kaliforni, e cila deri më tani ka djegur më shumë se 1.6 milion hektarë tokë, me mijëra shtëpi të shkatërruara dhe 31 jetë të humbura.

Paralajmërimet janë lëshuar në pjesën më të madhe të Kalifornisë për shkak të erërave ekstreme që mund të prodhojnë goditje me shpejtësi prej 113 deri 129 km/orë, njoftoi Departamenti i Pyjeve dhe Mbrojtjes nga Zjarri.

Pas erërave të thata dhe të dhunshme në Santa Ana që frynin nga shkretëtira, flakët e mbartura nga era intensifikuan zjarrin në Silverado që shpërtheu herët sot dhe u përhap shpejt në 809 hektarë të Orange County.

60.000 njerëz u urdhëruan të largohen nga shtëpitë e tyre në zonën e Irvine, ndërsa Silverado u tërbua përgjatë kanioneve pranë maleve të Santa Ana, por fatmirësisht nuk ka raportime për viktima ose dëme materiale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat