Trump, Biden në javën e fundit të fushatës para zgjedhjeve

Amerika

Trump, Biden në javën e fundit të fushatës para zgjedhjeve

Më: 27 tetor 2020 Në ora: 08:16
Donald Trump, Joe Biden

Ndërkohë që vëmendja e vendit është përqendruar tek java e fundit e fushatës presidenciale, presidenti Donald Trump sheh një fitore në konfirmimin nga Senati të zonjës Amy Coney Barrett, kandidatja e përzgjedhur prej tij për vendin e mbetur bosh në Gjykatën e Lartë. Le t’u hedhim një vështrim zhvillimeve.

Përpara zgjedhjeve të 3 nëntorit, Presidenti Donald Trump sheh një fitore me rëndësi: Konfirmimin nga republikanët e Senatit të zonjës Amy Coney Barrett, kandidaten e përzgjedhur prej tij për të qenë anëtare e Gjykatës së Lartë. Demokratët kanë kundërshtuar duke thënë se emërimi I saj nuk duhej bërë kaq pranë ditës së zgjedhjeve.

Vota e Senatit vjen ndërsa ish-nënpresidenti Joe Biden, kandidati demokrat, kryeson në shumicën e sondazheve në garën e tij për të qenë presidenti i ardhshëm. Por gara shfaqet e ngushtë në shtetet kryesore që mund të vendosin rezultatin.

Një çështje në mendjet e shumë votuesve është reagimi i vendit ndaj COVID-19, sëmundjes së shkaktuar nga koronavirusi.

Nënpresidenti Mike Pence tha se ai do të vazhdonte fushatën këtë javë megjithëse ndihmësit e tij kryesorë rezultuan pozitivë për infeksionin. Kjo çështje ka qenë e vështirë për Presidentin Trump, tha Chris Christie, ish guvernatori Republikan i Nju Xhersit, i cili u prek nga virusi kohët e fundit dhe u shtrua në spital.

“Nëse duket sikur se shkon mirë dhe rastet po pakësohen, merr meritat. Në të kundërt merr gjithë fajin. Dhe unë mendoj se ka qenë çështja më e vështirë për Donald Trumpin në këto katër vjet dhe ndoshta përcaktuese për zgjedhjet. Do të shohim”.

Të dy fushatat do të bëjnë përpjekjet e fundit këtë javë për të fituar zemrat dhe mendjet e votuesve të cilët nuk janë të vendosur se në cilin krah do të zjedhin. Rahm Emanuel është ish-kryebashkiaku demokrat i Çikagos dhe ish shefi i personelit i Presidentit Barack Obama.

“Unë mendoj se Donald Trumpi ka qenë gjithmonë një forcë mobilizuese. Ata që e mbështesin do të dalin të votojnë. Ata demokratë që kanë qenë të indinjuar katër vitet e fundit, do të votojnë. Dhe votuesit e tjerë që i duhen Joe Bidenit për të fituar janë lodhur nga këto tre vjet e gjysmë, katër vjet. Ata nuk e duan Donald Trumpin në jetën e tyre”.

Ndërsa njerëzit vazhdojnë të votojnë, vendi po pret me ankth të shikojë se kush do të jetë presidenti i ardhshëm i Shteteve të Bashkuara./VOA

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat