Kryetari i New Yorkut, Blasio: Bashkëqytetarë mos udhëtoni gjatë festave të fundvitit

Amerika

Kryetari i New Yorkut, Blasio: Bashkëqytetarë mos udhëtoni gjatë festave të fundvitit

Më: 27 tetor 2020 Në ora: 17:29
New York

Kryetari i qytetit të New Yorkut, Bill de Blasio u ka kërkuar banorëve të përmbahen nga udhëtimet gjatë sezonit të ardhshëm të festave, duke thënë “nuk është biznes si zakonisht”.

Ai tha se ky është një rekomandim i bazuar në udhëheqjen e kujdesit shëndetësor shkaku i valës së dytë të coronavirusit, raporton CNN.

“Mos udhëtoni jashtë shtetit për pushime. Mos udhëtoni në një shtet me një normë të lartë infeksioni”, tha kryetari të martën.

Për ata që bëjnë udhëtime, kryetari i bashkisë inkurajoi njerëzit të testohen dhe të ndjekin karantinën 14-ditore. Kryebashkiaku de Blasio gjithashtu kërkoi nga qeveria federale që të mandatojë cilindo që hipën në aeroplan për një fluturim ndërkombëtar ose vendas të ketë një test negativ COVID-19, i cili ësht ë kryer brenda 72 orëve.

Sidoqoftë, përqindja e atyre që janë konfirmuar pozitive është 21.6 për qind që do të thotë se gati një e katërta e atyre që pranohen ishin pozitivë për virusin.

Numri i rasteve të reja të raportuara në një mesatare shtatë ditore është 528 që është vetëm pak nën pragun e 550.

Ndërsa shtrimet në spital dhe vdekjet mbeten të ulëta, De Blasio u kërkoi të gjithëve që të qëndronin vigjilent ndërsa festat po afroheshin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat