SHBA-ja heq tarifat e importit të aluminit nga Kanadaja

Amerika

SHBA-ja heq tarifat e importit të aluminit nga Kanadaja

Më: 28 tetor 2020 Në ora: 11:52
Foto ilustrim

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump ka njoftuar se ka hequt tarifat për importet e aluminit nga Kanadaja.

Mirëpo ai ka paralajmëruar se këto tarifa mund të rivendosen.

“Importet e aluminit nga Kanadaja nuk do të kërcënonin më dëmtimin e sigurisë kombëtare dhe kështu vendosa ta përjashtoj Kanadanë nga tarifat”, njofton Trump.

Megjithatë, ai paralajmëroi se mund të vendos përsëri tarifat nëse ka një rritje në importet e aluminit nga Kanadaja.

“Vura në dukje se SHBA do të monitoronin zbatimin dhe efiksitetin e masave të pajtuara me Kanadanë në adresimin e nevojave tona të sigurisë kombëtare dhe se unë mund të rishikoj këtë përcaktim siç është e përshtatshme”, shkroi ai.

SHBA dhe Kanadaja ndajnë një treg të integruar thellë të aluminit me tregti të kombinuar prej 12.9 miliardë dollarësh në vitin 2019.

Rreth 81 për qind e prodhimit primar të aluminit në Kanada eksportohet në fqinjin e saj të Amerikës së Veriut.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat