Hakerët sulmojnë uebsajtin e presidentit Amerikan Trump

Amerika

Hakerët sulmojnë uebsajtin e presidentit Amerikan Trump

Më: 28 tetor 2020 Në ora: 14:50
Donald Trump

Me më pak se një javë nga zgjedhjet presidenciale Amerikane, siguria kibernetike është bërë temë e nxehtë. Hakerët tashmë e dhanë goditjen e parë.

TechCrunch raportoi se faqja About në uebsajti DonaldJTrump.com është hakuar dhe zëvendësuar me një faqe që thotë se është hakuar nga persona të pa identifikuar.

Në mesazhin e publikuar në faqe, presidenti Trump kërcënohej me diskretitim dhe sulmuesit kërcënonin me publikimin e informacioneve sekrete të cilat merrnin më shumë vota në formën e kriptomonedhave të dërguar në llogaritë e tyre.

Mbetet e panjohur metoda e hakimit të faqes dhe sa serioz është kërcënimi megjithatë faqja qëndroi aktive për 30 minuta. Javë e kaluar Trump hodhi poshtë idenë e sulmeve kibernetike ndaj zgjedhjeve presidenciale.

Drejtori i komunkimit pranë fushatës presidenciale të Trump tha se uebsajti ishte sulmuar dhe se po punonin me agjencitë ligjzbatuese për identifikimin e burimit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat