Voton edhe Joe Biden

Amerika

Voton edhe Joe Biden

Më: 28 tetor 2020 Në ora: 19:34
Joe Biden

Kandidati demokrat për president, Joe Biden dhe gruaja e tij, Jill votuan sot në zgjedhjet e vitit 2020.

Kështu ata u bashkuan me amerikanët, të cilët shfrytëzuan rastin për të votuar herët, ku deri më tani kanë votuar 74 milionë prej tyre.

Biden votoi në ndërtesën e Zyrës Shtetërore Carwell në qytetin e tij të lindjes, Wilmington, Delaware, raporton reuters.

Biden pritet të fitojë lehtësisht në Delaware dhe kanë mbetur vetëm gjashtë ditë deri në zgjedhjet e 3 nëntorit, ku kundërshtari i tij është përfaqësuesi republikan dhe presidenti aktual, Donald Trump.

Trump votoi të shtunën në bibliotekën publike përballë një prej klubeve të tij të golfit në shtetin e Floridas.

Image
Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat