Shkon në 10 mijë numri i viktimave nga Covid-19 në Kanada, Trudeau: Tragjedi të tjera na presin

Amerika

Shkon në 10 mijë numri i viktimave nga Covid-19 në Kanada, Trudeau: Tragjedi të tjera na presin

Më: 28 tetor 2020 Në ora: 19:56
Justin Trudeau

Të mërkurën në mëngjes Kanadaja numëronte plot 10,000 raste fatale të shkaktuara nga koronavirusi.

“Ne po jetojmë një tragjedi kombëtare. Familjet kanë humbur njerëzit e tyre të dashur, dhe janë shkatërruar nga këto tragjedi, dhe ne duhet ta dimë se tragjedi të tjera do të vijnë,” u shpreh  kryeministri i vendit Justin Trudeau të martën.

Disa orë më vonë, agjencia publike e shëndetit në vend njoftoi se që nga fillimi i pandemisë e deri më tani, vendi ka regjistruar 10,001 viktima.

Megjithatë, ekspertët druhen se bilanci real është me shumë mundësi akoma më i lartë, pasi teste për Covid-19 nuk u bënë në një numër personash që kanë humbur jetën në javët e hershme të pandemisë.

Thuajse tre të katërtat e vdekjeje në vend e përbëjnë banorë më të moshuar se 80 vjeç, dyfishi i mesatares  në vendet e tjera të zhvilluara. Sa i përket rasteve me Covid-19, Kanadaja numëron 223,721 të infektuar që nga fillimi i pandemisë e deri më tani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat