U kërkoi të vendosnin maskën, dy motrat godasin 27 herë me thikë rojën e sigurisë

Amerika

U kërkoi të vendosnin maskën, dy motrat godasin 27 herë me thikë rojën e sigurisë

Më: 29 tetor 2020 Në ora: 07:31
Jessica dhe Jayla Hill

Dy motra janë akuzuar për tentativë vrasje, pasi goditën me thikë një roje sigurie në një dyqan në Çikago, i cili u kishte kërkuar të vendosnin maskat dhe të përdornin dezinfektuesin.

Jessica Hill, 21 vjeç dhe Jayla Hill, 18 vjeç, e goditën rojën e sigurisë, 32 vjeç, 27 herë me thikë, ka thënë zëdhënësi i policisë Karie James, raporton A2.

Fillimisht, njëra nga motrat, Jayla, goditi me grusht rojën, ndërsa më pas, pretendohet se Jessica Hill nxori një thikë dhe nisi të godiste rojën, ka thënë James.

Pavarësisht plagëve të marra, 32-vjeçari arriti të mbajë motrat derisa të vinte policia. Ai u shtrua në spital në gjendje të rëndë shëndetësore.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat