Çudia e zgjedhjeve, më 3 nëntor nuk do të dihet kush u bë president i Amerikës!

Amerika

Çudia e zgjedhjeve, më 3 nëntor nuk do të dihet kush u bë president i Amerikës!

Më: 30 tetor 2020 Në ora: 21:55
Joe Biden dhe Donald Trump

Amerika e ka ditën finale të votimit për president më 3 nëntor.

Por, zor se mbrëmjen e kësaj date do të dihet kush e fitoi garën.

Për ta kuptuar nëse Donald Trump do të mbetet, apo Joe Biden do t’ia zërë pozitën e presidentit, me shumë gjasë, do të pritet disa ditë.

Kjo për shkak se numërimi i votave nuk do të kryhet natën e votimeve, sikur ka ndodhur zakonisht që shumë palë zgjedhje.

Dhe nuk është se kjo ndodh për shkak të telasheve të natyrës politike.

Arsyeja kryesore është se votat me postë (ose të dorëzuara me zarf), nuk do të mund të numërohen atë natë, me që janë shumë. Rreth 80 milionë amerikanë kanë votuar deri tashti, kudo që një gjë e tillë është e lejuar para datës kryesore të votimit.

Votimi me postë është “popullarizuar” shumë në këto zgjedhje, për shkak të frikës nga pandemia. Janë sidomos demokratët ata që janë shtyrë të votojnë me postë, që disa kohë, por që këshillohen të veprojnë kështu edhe më 3 nëntor, në ato shtete që nuk e kanë lejuar votimin e hershëm deri tashti.

Republikanët preferojnë të votojnë fizikisht, në vendvotime dhe atë në masën më të madhe në ditën finale të zgjedhjeve.

Kjo situatë komplekse, e paparë ndonjëherë në gjithë Amerikën, mund të bëjë që të paktën në një pjesë të mbrëmjes, fitues të jetë Donald Trump. E më vonë, gjërat mund të ndryshojnë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat