Gazetari meksikan qëllohet me 11 plumba, është i pesti që këtë vit ekzekutohet në këtë vend

Amerika

Gazetari meksikan qëllohet me 11 plumba, është i pesti që këtë vit ekzekutohet në këtë vend

Më: 31 tetor 2020 Në ora: 17:25
Arturo Alba

Gazetari Arturo Alba është vrarë në pjesën veriore të Meksikës, që ndryshe konsiderohet si pjesa më e rrezikshme sa i përket sigurisë së gazetarëve në këtë vend, shkruan Reuters.

Nga fillimi i vitit janë vrarë të paktën pesë gazetarë. Në Alba, gazetari i Multimedios është qëlluar me 11 plumba, ka bërë të ditur gjykatësi Cezar Peniche, duke shtuar se motivi i sulmit deri më tani mbetet i panjohur.

Ai ka bërë të ditur se nuk e hedhë poshtë mundësinë që Alba ishte i grupeve mafioze për shkak të punës së tij si gazetar në qytetin Siuadad Huares, që është shumë afër vendkalimit kufitar El Paso në Teksas të SHBA-ve.

Kujtojmë që në Meksikë, kartelët e drogës i kanë shpesh cak gazetarët që raportojnë për të bëmat e tyre.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat