Anthony Fauci: Arritja e imunitetit të tufës do të shkaktonte shumë vuajtje dhe vdekje në SHBA

Amerika

Anthony Fauci: Arritja e imunitetit të tufës do të shkaktonte shumë vuajtje dhe vdekje në SHBA

Më: 31 tetor 2020 Në ora: 20:03
Anthony Fauci

Infektologu amerikan Anthony Fauci ka thënë se arritja e imunitetit natyral të tufës në Shtetet e Bashkuara, do të nënkuptonte “shumë vuajtje dhe vdekje” dhe kjo sipas tij do të ishte e papranueshme, shkruan CNN.

“Kemi vetëm 10 për qind apo diçka më shumë banorë, që tashmë janë infektuar dhe 225 mijë tjerë që kanë humbur jetën nga COVID-19. Nëse dëshironi të fitoni imunitetin për 75 për qind, do të shihni se do të ketë shumë të vdekur”, ka shtuar Fauci.

Sipas tij alternativa e vetme për t’u mbrojtur mbetet vaksina, dhe ata persona që tashmë janë infektuar dhe aktualisht nuk mund të paraqesin ndonjë rrezik.

“Kjo është arsyeja pse vaksina është aq shumë e rëndësishme dhe rruga më e sigurtë drejt imunitetit të tufës”, ka shtuar eksperti amerikan.

Ai ka folur edhe për shpërndarjen e baraspeshuar të vaksinës. Fillimisht do ta marrin punonjësit shëndetësor, personat e punësuar në agjenci të rëndësishme dhe ata që vuajnë nga sëmundje të ndryshme kronike.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat