SHBA thyen rekordin e çdo shteti, afër 100 mijë të infektuar për 24 orë

Amerika

SHBA thyen rekordin e çdo shteti, afër 100 mijë të infektuar për 24 orë

Më: 31 tetor 2020 Në ora: 22:48
Foto ilustrim

SHBA-ja ka raportuar 99, 321 të reja me COVID-19 gjatë 24 orët e fundit – numri më i lartë i rasteve ditore të regjistruara në vend.

Ekspertët kanë thënë se kjo çështje është shqetësuese dhe se trendi i rritjes do të rëndojë kapacitet e spitaleve.

Ky rekord ditor i SHBA-së kaloi edhe rekordet e mëhershme të Indisë, që raportoi 97,894 raste në një ditë, më 17 shtator.

Numri total i rasteve në SHBA ka arritur në 9,079,125 sipas Universitetit “John Hopkins”.

Ndërkaq, në 24 orëshin e fundit u raportuan më shumë se 1000 vdekje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat