Sulm me shpatë në Quebec të Kanadasë – dy të vdekur

Amerika

Sulm me shpatë në Quebec të Kanadasë – dy të vdekur

Më: 1 nëntor 2020 Në ora: 22:59
Foto ilustrim

Si pasojë e një sulmi me shpatë në provincën Quebec të Kanadasë, dy persona kanë humbur jetën si dhe pesë të tjerë kanë mbetur të plagosur.

Policia e Quebec ka thënë se sulmi mund të jetë kryer për arsye personale dhe se mund të mos ketë lidhje me ndonjë grup terrorist, shkruan Reuters.

Policia e ka arrestuar një 24 vjeçar nga Montreal në mëngjesin e së dielës, ka bërë të ditur shefi i Policisë, Robert Piegon.

“I veshur me kostum mesjetar dhe i armatosur me një shpatë japoneze, gjithçka na bën të besojmë se ai i zgjodhi viktimat e tij në mënyrë të rastësishme”, ka thënë Piegon.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat