Mblidhen protestues para Shtëpisë së Bardhë, kërcënojnë me trazira nëse fiton përsëri Trump

Amerika

Mblidhen protestues para Shtëpisë së Bardhë, kërcënojnë me trazira nëse fiton përsëri Trump

Më: 4 nëntor 2020 Në ora: 03:19
Pamje nga vendi i ngjarjes

Mijëra protestues të Black Live Matters kanë zbritur para Shtëpisë së Bardhë në një demonstratë që kishin planifikuar me muaj, madje kanë kërcënuar se do të qëndrojnë me muaj nëse Trump ri zgjidhet president.

Mijëra BLM protestues kanë zbritur para se të mbylleshin vendvotimet në Shtetet e Bashkuara.

Raportohet se kishte përleshje me policinë që ka rezultuar me një të arrestuar.

Aktivistët e Shutdown DC dhe Black Lives Matter planifikojnë të mbajnë një demonstratë prej tetë orësh pasi një raport tjetër pretendon se kishin planifikuar me muaj të nisnin valë të re trazirash që nga dita e zgjedhjeve.

Gardsa Kombëtare Amerikane ishte dislokuar në 16 shtete në pritje të trazirave të mundshme gjatë zgjedhjeve.

Protestat e Black Lives Matter dhe të majtistëve ekstremistë ishin përshkallëzuar në dhunë dhe plaçkitje gjatë verës pas vdekjes së George Floyd.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat