Trump apo Biden?, - Ky është rezultati i fundit në gjashtë shtetet kyçe

Amerika

Trump apo Biden?, - Ky është rezultati i fundit në gjashtë shtetet kyçe

Më: 4 nëntor 2020 Në ora: 18:45
Joe Biden dhe Donald Trump

Po vazhdon numërimi i rezultatit në gjashtë shtetet kyçe, për të arrituar një finale se kush do t’i fitoj zgjedhjet në SHBA.

Në katër shtete po prin Biden ndërsa Trump në dy shtete.

Këto janë rezultat e fundit, sipas CNN.

Arizona (11 vota elektorale)

Biden 51.0%, Trump 47.6%

Edhe pse garë e ngushtë këtë vit, Arizona ka votuar për kandidatin republikan në çdo zgjedhje presidenciale – përveç vitit 1996 – që nga viti 1952. Donald Trump ka fituar me rreth 4 për qind në vitin 2016.

Xhorxhia (16 vota elektorale)

Trump 50.5%, Biden 48.3%

Xhorxhia ka votuar për kandidatin republikan në nëntë nga dhjetë zgjedhjet e kaluara presidenciale. Donald Trump ka fituar me rreth 5 për qind në vitin 2016.

Miçigen (16 vota elektorale)

Biden 49.5%, Trump 48.9%

Miçigeni ka votuar për kandidatin demokrat qysh në vitin 1992, derisa Donald Trump ua ka kthyer republikanëve atë, më 2016. Trump e ka fituar para katër vjetësh me 0.2 për qind.

Nevada (6 vota elektorale)

Biden 49.3%, Trump 48.7%

Nevada është shtet i lëkundur prej kohësh. Ajo ka votuar për fituesin e zgjedhjeve, përveç në dy raste, qysh në vitin 1912. Një nga këto raste ka qenë më 2016, kur kandidatja që i ka humbur zgjedhjet, Hillary Clinton, e ka fituar Nevadën me 2 për qind.

Pensilvania (20 vota elektorale)

Trump 54.2%, Biden 44.7%

Pensilvania ka votuar për kandidatin demokrat qysh më 1992, deri më 2016, kur ka fituar Donald Trump. Trump e ka fituar atëbotë me 0.7 për qind.

Uiskonsin (10 vota elektorale)

Biden 49.6%, Trump 48.9%

Uiskonsini ka votuar për kandidatin demokrat qysh më 1988, deri më 2016, kur ka fituar Donald Trump. Trump e ka fituar atëbotë me 0.8 për qind.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat