Publikohet momenti kur një vajzë në Pensilvani tentoi t’i vë zjarrin objektit ku po zhvilloheshin zgjedhjet

Amerika

Publikohet momenti kur një vajzë në Pensilvani tentoi t’i vë zjarrin objektit ku po zhvilloheshin zgjedhjet

Më: 4 nëntor 2020 Në ora: 19:05
Pensilvani

Një vajzë u përpoq të vinte zjarr në një vend votimi në Pensilvani – ndërsa ajo priste në rend për të votuar.

Departamenti i Policisë në Pequea hapi hetimin e një incidenti në vend votimin në Lancaster County.

“Policia po përpiqet të identifikojë një femër rreth 20 vjeçare e cila ishte duke u përpjekur të ndezë disa zjarre të vogla në ndërtesë,” tha departamenti.

Ndërsa po priste në radhë, ajo u përpoq të digjte një copë letër të varur në mur.

Policia tha se pasi arriti në dhomën e votimit ajo ndezi një copë letër duke ndezur një zjarr të vogël.

Policia tha se pasi ndezi zjarrin, vajza u largua me shpejtësi nga ndërtesa me një sedan Ford Focus. Zjarri nuk shkaktoi dëme të mëdha, askush nuk u lëndua dhe asnjë kuti e votimit nuk u dëmtua, sipas policisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat