Rifillon numërimi, Biden rrit epërsinë në shtetin që ia siguron fitoren

Amerika

Rifillon numërimi, Biden rrit epërsinë në shtetin që ia siguron fitoren

Më: 5 nëntor 2020 Në ora: 18:48
Joe Biden

Pas rifillimit të numërimit të votave, Joe Biden ka thelluar epërsinë ndaj Trumpit në Nevada, shtet ky që ia siguron 6 vota elektorale dhe rrjedhimisht fitoren.

Nga 8 mijë vota që kishte më shumë në shtetin perëndimor të ShBA’së, Biden ka thelluar epërsinë në 12 mijë vota, teksa janë numëruar 76 përqind e tyre.

Votat me postë janë duke u numëruar edhe në Pennsylvania, North Carolina dhe Georgia ku është duke prirë Trump por që është duke iu ngushtuar epërsia vazhdimisht.

Kandidati demokrat për president Joe Biden është duke prirë me afër 3.5 milionë vota më shumë ndaj kundërkandidatit Donald Trump ose saktësisht 3 milionë e 499 mijë e 386 vota të cilat janë duke u përditësuar çdo moment.

Sipas sondazheve të Fox News, Biden ka 72 milionë e 297 mijë e 195 vota ndësa Trump ka 68 milionë e 797 mijë e 809 vota, ose përkthyer në përqindje Biden ka 50.4% ndërsa Trump 48%.

Joe Biden aktualisht ka 264 vota elektorale dhe i nevojiten edhe 6 të tjera për të arritur shifrën e 270 votave elektorale që ia sigurojnë atij fitoren.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat