Trump: Nëse numërohen votat e ligjshme, unë i fitoj me lehtësi zgjedhjet

Amerika

Trump: Nëse numërohen votat e ligjshme, unë i fitoj me lehtësi zgjedhjet

Nga: A.Zh Më: 5 nëntor 2020 Në ora: 19:36
Donald Trump

Kandidati demokrat Joe Biden po zgjeron kryesimin në Nevada dhe po mbyll hendekun në Gjeorgji, raporton New York Times.

Shtetet që ende nuk kanë deklaruar ende fitues po lëshojnë më shumë rezultate të enjten, duke ofruar një pamje më të qartë të gjendjes, përcjell Bota sot.

Presidenti Donald Trump ka reaguar sërish, duke thënë se nëse numërohen votat e ligjshme, ai do t’i fitojë me lehtësi zgjedhjet.

"Nëse numërohen votat e ligjshme, unë i fitoj me lehtësi zgjedhjet! Nëse numërohen votat e paligjshme dhe votat me vonesë, ata mund t'i vjedhin zgjedhjet!”, ka thënë Presidenti Trump./BS

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat