Shikojeni paraqitjen e Trumpit, shkaku i të cilës TV-të ndërprenë transmetimin: Po ditë e trishtueshme...

Amerika

Shikojeni paraqitjen e Trumpit, shkaku i të cilës TV-të ndërprenë transmetimin: Po ditë e trishtueshme...

Nga: B.S. Më: 6 nëntor 2020 Në ora: 08:10
Donald Trump

Presidenti i SHBA-së Donald Trump, duke u përballur gjithnjë e më shumë me humbjen në zgjedhje ndërsa përparon numërimi i votave, ka fillouar një sulm të paparë ndaj procesit demokratik të SHBA-së në Shtëpinë e Bardhë të enjten, duke akuzuar demokratët, mediat dhe financuesit për vjedhjen e mandatit të tij të dytë të fituar "lehtë dhe bindshëm".

"Nëse numëroni vetëm votat e ligjshme, unë fitova pa probleme", u tha Trump gazetarëve që nuk kishin asnjë mundësi të bënin pyetje.

Ai më pas akuzoi kundërshtarët e tij politikë, demokratët, anëtarët e qendrave të votimit, mediat, financuesit dhe teknologjinë për vjedhjen e fitores së tij.

"Qëllimi ynë është të mbrojmë integritetin e zgjedhjeve dhe ne nuk do të lejojmë që ato të vidhen. Ne nuk do të lejojmë që votuesit tanë të heshten", tha Donald Trump, duke këmbëngulur që kur filloi ta humbë udhëheqjen, se numërimi i votave të dërguara me postë është i mbushur me korrupsion dhe mashtrim.

"Numrat tanë janë zhdukur për mrekulli dhe në fshehtësi", tha ai.

Duke renditur akuzë pas akuze, ai pretendon se disa qytete janë të korruptuara pa shpresë dhe se këshillat e votimit u udhëzuan të vidhnin votat dhe "të numëronin ato të paligjshme".

Ai fajësoi "mediat e mëdha, paratë e mëdha dhe teknologjinë e madhe" për komplotin me demokratët kundër tij.

Reutersi raporton se disa stacione televizive amerikane, përfshirë NBC-në dhe ABC-në, ndaluan transmetimin e deklaratës së presidentit kur ai filloi të bënte akuza të rreme.

CNN-i transmetoi adresimin në tërësi, por me një të gazetarit në fund: "Çfarë dite e trishtueshme për Shtetet e Bashkuara, që presidenti të akuzojë rrejshëm popullin për vjedhje të zgjedhjeve".

Pakënaqësia e Trumpit u shkaktua nga fakti se në një numër shtetesh kryesore, në të cilat ai udhëhoqi bindshëm, përparësia e tij filloi të bjerë ndjeshëm me numërimin e votave të dërguara me postë.

Kështu, avantazhi i tij për momentin në Gjeorgji është vetëm tre mijë vota, dhe në Pensilvani, ku ai udhëhoqi dje me një diferencë prej 700,000 votash, ai është zvogëluar në vetëm gjashtëdhjetë mijë.

Pritet që këto shifra të vazhdojnë të shkojnë në favor të Bidenit, sepse votat e mbetura janë nga rajonet që votojnë për Demokratët.

Kandidati demokrat për president dërgoi një mesazh krejtësisht të kundërt para adresimit të Trumpit. Ai u bëri thirrje të gjithëve për paqe dhe durim.

"Demokracia është herë e çrregullt dhe nganjëherë kërkon pak durim. Por nuk kemi dyshim se pasi të jenë numëruar të gjitha votat, Senatori Harris dhe unë do të shpallemi fitues."
 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat