Kryeministri kanadez uron Biden: Menzi pres të punojmë së bashku

Amerika

Kryeministri kanadez uron Biden: Menzi pres të punojmë së bashku

Nga: M.H Më: 7 nëntor 2020 Në ora: 18:17
Justin Trudeau

Sapo është shpallur president i Amerikes, kandidati demokrat, Joe Biden. Udhëheqësit e huaj tashmë kanë filluar të ofrojnë urimet e tyre për Joe Biden dhe Kamala Harris pasi ata u shpallën fituesit e zgjedhjeve presidenciale.

Njëri ndër të parët është kryeministri kanadez, i cili u shpreh që “unë me të vërtetë pres që të punojmë së bashku dhe ta ndërtoj atë me ju të dy.

Postimi në twitter

Urime, @JoeBiden dhe @KamalaHarris. Dy vendet tona janë miq të ngushtë, partnerë dhe aleatë. Ne ndajmë një marrëdhënie që është unike në skenën botërore. Unë me të vërtetë menzi pres që të punojmë së bashku dhe ta ndërtoj atë me ju të dy.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat