Javët e zorshme të Amerikës: Çfarë mund të bëjë Trumpi, para se të largohet?

Amerika

Javët e zorshme të Amerikës: Çfarë mund të bëjë Trumpi, para se të largohet?

Nga: B.S. Më: 9 nëntor 2020 Në ora: 08:53
Donadl Trumpi

Disa shenja të kaosit që do të pasojë pasi Donald Trumpi humbi zgjedhjet presidenciale dihen tashmë, shkruan Guardian.

Shtetet e Bashkuara u tërhoqën zyrtarisht nga Marrëveshja klimatike e Parisit të mërkurën, pandemia e koronavirusit që tashmë ka marrë gati një çerek milioni jetë në Amerikë do të përkeqësohet dhe Trumpi ka lënë të kuptohet se do të përpiqet të pushojë nga puna dr. Anthony Faucin, ekspertin prijës kombëtar për sëmudje infektuese.

Por me disfatën e Trumpit fillon edhe numërimi i 11 javëve, periudhë që disa analistë besojnë se mund të jetë më e rrezikshmja në historinë e SHBA-së - koha deri në inaugurimin e Joe Bidenit më 20 janar - gjatë së cilës presidenti hakmarrës mund, nëse dëshiron, mund të shkatërrojë shumëçka.

"Nëse Trumpi humb pushtetin, ai do të kalojë 90 ditët e fundit duke shkatërruar Shtetet e Bashkuara si një fëmijë me qëllim të keq me çekiç në dyqanin kinez", ka thënë Malcolm Nance, analist i inteligjencës dhe publicist politik para se të dihej rezultati i zgjedhjeve.

- Ndoshta do të shohim tërbimin më të madh politik në histori. Ai mund të vendosë që dëshiron të largohet me një shpërthim të madh, mund të vendosë të mos pranojë rezultatin e zgjedhjeve. Kush e di se çfarë do të bëjë autokrati i shtyrë në qoshe?, pyet Nance.

Frika e tij bazohet aq sa në aktivitetet e kaluara të Trumpit, siç është se nuk ka ndërmarrë asnjë hap për të kundërshtuar përhapjen e Covidit-19, sa në atë që Trump ende mund të bëjë. Përballë presioneve në rritje ligjore dhe financiare, vetëmbrojtja do të jetë kryesore për të, beson Nance, ndërsa presidenti do të shtrijë kompetencat e tij ekzekutive dhe kushtetuese deri në kufijtë e fundit apo edhe më tej.

- Vetveten do ta falë. Nuk ka dyshim për këtë, tha Nance. - Pret që Gjykata e lartë t'ia mbajë shpinën. Gjithmonë i ka rregulluar gjëra në jetën e tij dhe tani beson se sistemi amerikan i drejtësisë është pronë e tij.

Ndërsa është e mundur të nënshkruhen një seri vendimesh ekzekutive për të shfuqizuar më tej rregulloret mjedisore dhe industriale, analistët besojnë se Trumpi i mundur do të jetë më pak i interesuar në politikë dhe më i përqendruar në vetvete. Shqetësimi kryesor i Nanceit është mundësia e trazirave qytetare që mund të shkaktohen nga mbështetësit e Trumpit, milicitë e armatosura, suprematistët e bardhë dhe aktivistët e tjerë.

"Të gjitha ato autokolona me 100 kamionë mund të marshojnë sikur të shkojnë në Mosul", tha Nance. - Është si kryengritje. Do të shohim ... a do të ngrihen ata në masë dhe do të thonë se nuk i pranojnë rezultatet e zgjedhjeve, se Donald Trumpi është njeriu i tyre ...? Ata do të fillojnë të parakalojnë dhe pushtojnë komitetet zgjedhore.

Bashkëpunëtorët e turpëruar të Trumpit që shkelën ligjin gjithashtu mund të përfitojnë nga veprimet e presidentit në largim, duke përfshirë ish-menaxherin e tij të fushatës Paul Manafort, ish-këshilltarin e sigurisë kombëtar Michael Flynn dhe Steve Bannonin, arkitektin e fitores së Trumpit më 2016, që aktualisht po përballet me akuza për mashtrim.

Do të ketë mbikëqyrje të re të çështjeve financiare të Trumpit. Zyra e Prokurorit të rrethit Manhattan po e heton Trumpin dhe perandorinë e tij të biznesit për kriminalitet dhe mashtrim të mundshëm me sigurime, por kanë nuk mundur të ndërmarrin asnjë hap ndërsa Trump është president.

Trumpi së shpejti do të humbasë mbrojtjen e Bill Barrit, minstër i drejtësisë, njëkohësisht edhe prokuror i përgjithshëm i shtetit, të cilin kritikët po e akuzojnë se po vepron si avokat personal i presidentit. Kjo do të thotë që Trumpi ka një afat të shkurtër për t'u përgatitur për të gjitha pasojat ligjore që mund ta kërcënojnë atë.

"Ai është person i kompromentuar, një zotërim i thyer i një fuqie të huaj dhe ishte në listën e pagave të Vladimir Putinit ose i detyrohej diçka", tha Nance. - Gjithçka që i sjell dobi atij personalisht ose përfiton nga brendi i tij, ai do ta bëjë.

Dhe disa të tjerë pajtohen, shkruan Guardian.

- Trumpi ndoshta do t'i kalojë muajt e fundit në nxitim për të zgjidhur problemet personale, për të bërë falje dhe për t'u përpjekur të diskreditojë kundërshtarët e tij dhe vetë sistemin, tha Gari Kasparov, ish kampion botëror i shahut dhe president i Fondacionit për të drejtat e njeriut, një qytetar kroat.

- Amerikanët që duan të rikthehet dhe të forcohet sundimi i ligjit duhet të jenë të gatshëm të luftojnë për të, në gjykata dhe në rrugë, nëse është e nevojshme, në mënyrë paqësore por këmbëngulëse, sepse nuk ka dyshim që Trumpi dhe mbështetësit e tij nuk do të largohen në heshtje, thotë Kasparov.

Por jo të gjithë besojnë se fundi i presidencës së presupozuar të Trumpit do të jetë i dhunshëm. "Ajo që do ta ndalojë atë është frika nga burgu", tha Stuart Stevens, një këshilltar i vjetër republikan.

"Pse menaxheri i përgjithshëm i zyrës postare u tërhoq?" Pyet Stevens, duke iu referuar Louis DeJoyit, një donator republikan, për të cilin shumëkush beson se ishte instaluar në krye të postës në përpjekje për të penguar votimin me postë. - Nuk dëshiron të shkojë në burg. Është i gatshëm të bëjë shumë gjëra për Trumpin, por ai nuk donte të shkonte në burg. Kjo frikë do të ndalojë edhe Trumpin, shpjegon Stevens.

Në përfundim, Trumpi do të kalojë ditët e tij të fundit në Shtëpinë e bardhë, duke u përpjekur të shmangë përshtypjen e humbësit ose dështimin, thonë analistët.

"Kam pasur shumë përvojë me autokratët, despotët dhe njerëzit e fuqishëm të botës së tretë, kështu që mund të shihja se si silleshin këta njerëz", tha Nance.

- Ka pasur një ndryshim në mënyrën se si autokratët dhe autokratët wannabe si Donald Trumpi përfunduan karrierën e tyre. Në kohët e vjetra, nëse nuk u vranë nga armiqtë politikë, keni marrë një miliard dollarë, keni shkuar në Rivierën Franceze dhe jeni zhdukur. Sapo zbritën nga skena. Tani ata nuk duan ta bëjnë atë kështu. Duan të kenë të gjitha paratë e tyre, të qëndrojnë në pushtet dhe t'i shpenzojnë paratë. Çfarë do të ndodhë me Donald Trumpin, kush e di?, përfundon Nance.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat