​Biden pritet të zgjedhë anëtarët e kabinetit të ri

Amerika

​Biden pritet të zgjedhë anëtarët e kabinetit të ri

Më: 9 nëntor 2020 Në ora: 22:02
Sally Yates

Ish-zëvendës prokurorja e përgjithshme e SHBA-së Sally Yates dhe prokurori i përgjithshëm i Kalifornisë Xavier Becerra janë kandidatë për postet më të larta në administratën e presidentit të sapo zgjedhur Joe Biden, raporton Reuters nga dy burime pranë selisë së demokratëve.

Sipas agjencisë, Sally Yates, e cila është një anëtar i ekipit këshillues të Biden, është "pa dyshim" një kandidate për prokurore të shtetit.

Donald Trump shkarkoi Yates në fillim të mandatit të tij, pasi ajo sfidoi Shtëpinë e Bardhë duke refuzuar të mbrojë kufizimet e udhëtimit që synojnë shtatë shtete me shumicë myslimane.

Becerra është një zgjedhje e mundshme për sekretarin e Departamentit të Sigurisë Kombëtare, thanë të dy burimet, njëri prej të cilëve është një strateg demokrat pranë ekipit të tranzicionit të Biden.

Image

Sipas këtyre burimeve, Becerra mund të ndihmojë përpjekjet për të bashkuar fëmijët migrantë të cilët ishin ndarë nga prindërit e tyre.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat