Gjykata e Pensilvanisë mbështet ankesën e Trumpit, ndalohet numërimi i disa fletëvotimeve

Amerika

Gjykata e Pensilvanisë mbështet ankesën e Trumpit, ndalohet numërimi i disa fletëvotimeve

Më: 12 nëntor 2020 Në ora: 22:22
Biden, Trump

Një gjykatë në Pensilvani ka mbështetur një ankesë të kampit të Donald Trumpit.

Ajo ka vendosur që shteti mund të mos numërojë fletët e votimit, ku votuesit duhej të siguronin prova identifikuese dhe dështuan ta bënin atë deri më 9 nëntor.

Sekretari i Shtetit i Pensilvanisë, Keti Boockvar e kishte zgjatur afatin e procesit të dorëzimit të dëshmive deri më 12 nëntor, raporton bbc.

Por gjykata tha të enjten se asaj “i mungonte autoriteti ligjor” për të dhënë këtë udhëzim, duke shtuar se të gjitha votat e tilla nuk mund të numërohen.

Është e paqartë se sa fletëvotime preken nga vendimi i gjykatës dhe nëse kampi i demokratit Joe Biden planifikon të apelojë.

Demokrati aktualisht po udhëheq kundrejt republikanit me më shumë se 40 mijë vota.

Ndryshe, kandidatit fitues shteti i Pennsylvanias i sjell 20 vota elektorale në garën presidenciale. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat