Aligatori gjigant filmohet duke shëtitur nëpër fushën e golfit në Florida, vetëm bishti i tij peshon mbi 50 kilogramë

Amerika

Aligatori gjigant filmohet duke shëtitur nëpër fushën e golfit në Florida, vetëm bishti i tij peshon mbi 50 kilogramë

Më: 13 nëntor 2020 Në ora: 17:43

Një aligator gjigant është parë duke shëtitur në një fushë të golfit në Florida, e golfisti Jeff Johns e ka filmuar.

Kjo krijesë që duket sikur ka dalë nga filmat fantatisko-shkencor të Hollywood-it, ka kaluar nëpër fushën e gjelbër dhe më pas është futur në liqen.

“Oh, Zot… po shëtitet”, dëgjohet një zë në sfond duke thënë derisa aligatori gjigant po ecte.

Vlerësohet se rreth 1.3 milion aligatorë jetojnë në Florida, kurse më i madhi që ndonjëherë është kapur edhe mbi pesë metra i gjatë.

“Nuk është aligator, është Godzilla”, ishte një prej komenteve të shumta që janë shfaqur përbri videos së publikuar.

Sipas një banori të kësaj zone, vetëm bishti i këtij aligatori peshon mbi 50 kilogramë – e gjykuar nga trupi i tij ai mund të ketë në total mbi 300 kilogramë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat